AKTUALITET, 30 Qershor 2020, 17:52

E konfirmon policia, arrēstohet një tjetër person për vrāsjen e Hekuran Billës

E konfirmon policia, arrēstohet një tjetër person për vrāsjen e

Policia e Shtetit konfirmon arrēstimin e personit të katërt të dyshuar si bashkëpunëtor në vrāsjen e Hekuran Billës në Tiranë disa ditë më parë.

Më poshtë njoftimi i plotë.

Shkon në katër numri i personave të arrēstuar për vrāsjen e shtetasit H. B.

Si rezultat i veprimeve intensive hetimore që po kryhen nga Drejtoria Vendore e Policisë Tiranë, nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për zbardhjen dhe dokumentimin e plotë të ngjarjes së ndodhur mbrëmjen e 11 qershorit, ku mbeti i vrārë shtetasi H. B, një tjetër person ka rënë në prāngat e Policisë.

Falë bashkëpunimit dhe koordinimit të veprimeve mes Drejtorisë Vendore të Policisë Shkodër dhe DVP Tiranë është vënë në pranga drejtuesi i mjetit që transportonte shtetasin V. M., i dyshuar si autori kryesor i vrāsjes së shtetasit H. B.

Vihet në prānga shtetasi GJ. P., 33 vjeç, i cili u kap dhe u arrēstua nga strukturat e Drejtorisë Vendore të Policisë Shkodër, pasi dyshohet se është autor i ngjarjes së ndodhur në fshatin Vukatanë, ku u qëllua me armë zjarri në drejtim të automjetit në pronësi të DPSHTRR, që drejtohej nga shtetasi F. H., 30 vjeç, banues në Dobraç, Shkodër.

Shtetasi Gj. P. ishte me masë sigurie “Arrēst në shtëpi“, për veprën penale “Armēmbajtja pa leje”.

Gjithashtu, gjatë paradites së sotme, falë veprimeve hetimore të kryera nga strukturat e DVP Tiranë ka rezultuar se ky shtetas është i dyshuar si bashkëpunëtor në vrāsjen e shtetasit H. B.