AKTUALITET, 30 Qershor 2020, 19:35

VIDEO/ Zjarri i fuqishëm pushton Pashalimanin, helikopterët nisin operacionin për shuarjen e flakëve

VIDEO/ Zjarri i fuqishëm pushton Pashalimanin, helikopterët nisin

Një zjarr i fuqishëm ka pushtuar malin e Karaburunit këtë pasdite në zonën e Pashalimanit.

Siç shikohet edhe nga pamjet filmike, helikopterë të Ministrisë së Mbrojtjes kanë nisur një operacion për shuarjen vatrës masive të zjarrit.

Një helikopter i Forcës Ajrore i pajisur me mjetet e posaçme është pëfshirë në operacion. Sipas raportimeve të deritanishme zjarrin nuk rrezikon bazën detare të Pashalimanit.

[video width="640" height="352" mp4="https://cdnimpuls.com/tpz.al/wp-content/uploads/2020/06/video-zjarr.mp4"][/video]