SPORT, 24 Janar 2020, 16:34

Futbollisti i Milanit në mes të rrugës, klubi turk merr lajmin e papritur

Futbollisti i Milanit në mes të rrugës, klubi turk merr lajmin e


Fenerbahçe mund të transferojë pa probleme futbollistin e Milanit Rikardo Rodrigez.

Federata Turke e Futbollit vendosi të zhbllokonte merkaton e klubit të njohur të Turqisë pasi ishte penalizuar për shkak të thyerjes së Kodit të Transparencës Financiar (Financial Fair Play).

Transferimi i lojtarit zviceran po mbahej peng prej disa ditësh për shkak të bllokimit të merkatos së Fenerbahçes, por tashmë rruga e tij për të shkuar në Turqi është hapur.