TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Padyshim njeriu i momentit te kuqezinjtë është Ante Rebiç, i cili ashtu si në ndeshjen ndaj Udinezes, edhe sot ishte vendimtar. Pjesa e parë u mbyll me rrjeta të pa prekura, me të besuarit e Piolit që vuajtën shumë kjo për shkak të sulmeve të vazhdueshme nga vendasit.
Pjesa e dytë nisi përsëri me Breshian më kërkuese të cilët iu afruan disa herë golit, por pa sukses. Ishte Ante Rebiç, i cili pasi ishte aktivizuar në minutën e 58’, ia doli të realizojë golin e fitores për Milanin në minutën e 71’, duke çuar peshë zemrat e tifozëve.
Këtë rezultat “Djalli” e menaxhoi deri në fund, duke marrë kështu një fitore me shumë vlera. Tashmë kuqezinjtë ngjiten në vendin e 6-të me 31 pikë dhe vazhdojnë serinë e fitoreve.