TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
SPAL i Berishës duket se nuk do të ngrejë kokë këtë sezon dhe është i destinuar të bjerë një kategori më poshtë. Ditën e sotme Bolonja ka arritur të triumfojë në transfertë me rezultatin 1-3 , duke i shkaktuar SPAL humbjen e tretë në katër ndeshjet e fundit.
Megjithëse ishin vendasit e SPAL ekipi që kaloi në avantazh që në pjesën e parë, Bolonja nuk është dorëzuar dhe ka arritur të përmbysë, duke e dërguar tre herë topin pas krahëve të Berishës me një autogol të Vikari vetëm pas 1 minute dhe golat e Barrou dhe Polit në pjesën e dytë.
Ndërkohë Berisha u ndëshkua me një karton të verdhë në pjesën e parë. Portieri i kombëtares sonë ishte autor i tre pritjeve. Një vit i vështië ky për shqiptarin, jo për faj të tij, por të nivelit të ulët të cilësisë së lojës, që SPAL po tregon këtë sezon. Ata renditen në vendin e 18, në zonën e ftohtë, në kuotën e 15 pikëve, po aq sa Breshia një vend më poshtë.
Serie A
SPAL-Bolonja 1-3
Golat: Petanja ’23 / Vikari’24(ag), Barrou ’59, Poli ‘63