SPORT, 24 Janar 2020, 18:45

E kryer, Totenhem lë të lirë Eriksenin për 20 milionë euro

E kryer, Totenhem lë të lirë Eriksenin për 20 milionë


Kristian Eriksen është futbollisti më i ri i Interit.

Mediat italiane zbulojnë se zikaltërit dhe Totenhemi kanë pranuar transferimin e mesfushorit danez për shifrën e 20 milionë €.

Gjithmonë sipas mediave fqinje shkruhet se Eriksen do të mbërrijë në Itali në fillim të javës së ardhshme, por nuk përjashtohet mundësia që ai të vijë në Milano ditën e shtunë dhe të dielën të ndjekë në “San Siro” përballjen e Interit kundër Kaljarit në orën 12:30.

Me Eriksenin Interi do të riformatojë mesfushën me synimin për të fituar më shumë organizimin dhe fleksibilitet në lojë.