SPORT, 8 Dhjetor 2019, 19:07

Gol në frymën e fundit/ Teuta 'harron' tërmetin dhe mposht ‘Ujqërit e Dëborës’

Gol në frymën e fundit/ Teuta 'harron' tërmetin dhe

Sapo është mbyllur ndeshja e javës se 14-të në Superiore, mes Teutës dhe Skënderbeut, ku fitues ka rezultuar ekipi i ‘Djemve të Detit’ (1-0).

Në sekondat e fundit të sfidës, me një roveshatë të bukur dhe me një devijim të pavullntshëm nga Bruno Dita, Lorenco Vila mposhti gardianin Koliçi, duke i dhënë fitoren 1-0 Teutës, përballë Skënderbeut.

Ky ishte goli i parë i Vilës në Superiore me fanellën e Teutës dhe një gol shumë i rëndësishëm, pasi i dha tri pikë të arta ekipit durrsak.

Teuta me këtë fitore ngjitet në kuotën e 22 pikëve në vend të pestë, po aq sa ka Laçi, një vend më lart.

Ndërsa Skënderbeu i drejtuar nga Ilir Daja, mbetet në kuotën e 20 pikëve, në vend të 7 të renditjes.