TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Biznesmeni Ergys Agasi, për të cilin ditën e djeshme GJKKO la në fuqi masën e arrestit me burg, raportohet se do të dërgohet në paraburgimin e Bradasheshit. Burime për mediat bëjnë me dije se Agasi transferohet dhe do të mbahet në ambientet e paraburgimit të Bradasheshit, ku do të vijojë me dënimin e tij të “vulosur” në seancën gjyqësore që u mbajt dje.
Nga ana tjetër, sot ish-oficeri i lartë i Policisë, Uljan Shpataraku do të përballet me Gjykatën e Posaçme për caktimin e masës së sigurimit. Seanca gjyqësore ndaj “besnikut” të Prodës pritet të zhvillohet në orën 11:00.
I shpallur në kërkim më 6 gusht të këtij viti, arratia e Shpatarakut mori fund pasditen e 26 gushtit, pasi u vu në pranga në zonën e Plepave të Durrësit, në makinën me të cilën udhëtonte së bashku me Agasin.
Ashtu siç kemi raportuar dhe pak më parë, Agasi dhe Shpataraku u lokalizuan fillimisht në Elbasan, në një automjet. Pastaj thuhet se dyshja ka udhëtuar drejt Durrësit, ku janë arrestuar në flagrancë nga efektivët në zonën e Plepave.
Prej fillimit të gushtit, ish-polici Ulian Shpataraku u shpall në kërkim nga Policia e Himarës pasi një punonjës, pjesë e stafit të një hoteli, ka denoncuar se është kërcënuar me jetë nga “besniku” i Ilir Prodës. Për rrjedhojë, pasditen e të mërkurës, forcat operacionale të Durrësit si dhe agjentët e BKH-së e prangosen bashkë me të shumëkërkuarin e SPAK, Ergys Agasin.