TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Si pasojë e përplasjes, një prej pasagjerëve që udhëtonte në njërin prej automjeteve ka pësuar dëmtime në kokë. Sipas të dhënave paraprake, për shkak të frenimit të menjëhershëm, pasagjeri është përplasur me pjesën e përparme të xhamit të automjetit.
Në vendngjarje ka mbërritur Policia Rrugore e Himarës, ndërsa i plagosuri është transportuar drejt Spitalit Rajonal të Himarës për të marrë ndihmën mjekësore.
Burime bëjnë me dije se gjendja shëndetësore e tij nuk paraqitet e rëndë. Ndërkohë, policia rrugore ka nisur hetimet për zbardhjen e rrethanave dhe shkaqeve të aksidentit, ndërsa drejtuesit e mjeteve po merren në pyetje në lidhje me ngjarjen.