TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Studentët janë mbledhur sërish sot përpara Ministrisë së Arsimit, ndërkohë që ende po mbërrijnë shumë studentë.
Mes pankartave të tyre, dallon njëra tek e cila studentët i kujtojnë ministres Lindita Nikolla vajzën e saj, e cila e ka kryer masterin jo në Shqipëri, por në Francë.
Të tjera mesazhe përcjellin studentët me pankartat e sotme, ndërsa bëjnë thirrje për arsim publik falas.
“Lindita Nikolla, dil në Bulevard. Shkolla është e jona, jo biznes privat”, është një tjetër thirrje drejtuar ministres Nikolla.
Ndërkohë ditën e djeshme, kujtojmë se studentët i përmendën ministres edhe mesataren e saj në universitet, pas dokumentit që qarkulloi ku thuhej se mesataren e kishte 5.9 në degët e specialitetit tek Shkencat e Natyrës, mesatarja e përgjithshme e ministres ishte 6.8, dhe ajo në degët shoqërore 7.2.
Protesta e sotme nën sloganin “Dhjetori i dytë” përkon edhe me me 8 dhjetorin, lëvizjen studentore të 1990-ës dhe të rinjtë e FRPD-së pritet të zhvillojnë aktivitetet e tyre në kuadër të kësaj dite.




