AKTUALITET, 8 Dhjetor 2018, 10:41

8 Dhjetori/ Berisha thirrje për mbështetjen e studentëve

8 Dhjetori/ Berisha thirrje për mbështetjen e studentëve

PD dhe FRPD kanë përkujtuar sot në një aktivitet në Qytet Studenti, lëvizjen studentore që rrëzoi nga pushteti diktaturën.

Në këtë takim marrin pjesë studentë të viteve 1990, kreu i PD-së, Lulzim Basha, ish-kryeministri Berisha.

Në fjalën e tij, Berisha tha se “këto janë ditët e shtrëngtatave emicionale më të fuqishme për ato përjetime të 28 viteve më parë . Sudentët e dhjetorit ’90 ishin herionj të vërtët të kombit shqiptar sepse kishin dalë përballë diktaturës më të egër të Europës. Ishin rrahur në mënyrë babrbare nga policia pas takimit me Ramiz Alinë dhe përsëri morën vendimin për të dalë sërish në shesh, për t’i kushtuar regjimit, sheshin e pushtetit dhe për t’ja kthyer popullit”.

Më tej, ish-kryeministri Berisha ka reaguar edhe në lidhje me protestën e ditëve të fundit, të studentëve.

Berisha tha se sot kemi një Dhjetor të dytë, ndërsa ju bëri thirrje të gjithë qytetarëve që të mbështesin studentët.

“Sot kemi një dhjetor të dytë, studentët kanë nisur një betejë të vendosur kundër këtij regjimi, që është më i keqi dhe ky është regjimi i Edi Ramës. Rama ka përqëndruar të gjitha pushtin në dorën e tij, ka mbyllur rrugët e Europës me trafikun e drogës dhe krimin. Edi Rama ka vrarë shpresën në  çdo qelizë të shoqërisë shqiptare. Vetëm, lëvizja e tyre do të ringjallë shpresat e shqiptarëve. Ju bëj thirrje të gjithë shqiptarëve t’i mbështesin me të gjitha mundësitë e tyre”-deklaroi Berisha.