TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Policia shqiptare ka kthyer mbrapsht në Kakavijë pesë persona që kërkonin të hynin në Shqipëri për të marrë pjesë në ceremoninë përkujtimore për ekstremistin grek Kostandinos Katsifas i cili u vra nga policia shqiptare në Bularat gjatë një shkëmbimi zjarri.
Mes pesë personave të cilëve u është refuzuar hyrja është edhe një gazetar.
Pesë personat që janë refuzuar të futen në Shqipëri janë konsideruar të rrezikshëm për rendin dhe sigurinë kombëtare pasi kane qenë pjesëmarrës aktiv edhe në varrimin e Katsifas.
Policia kufitare është e vendosur të mos lejojë asnjë person të dyshuar të hyjë në territor me qëllim pjesmarrjen në ceremonine e neserme.
Një nga këta të pesë personat është i shpallur ‘non grata’ herën e fundit në varrimin e atij.