AKTUALITET, 8 Dhjetor 2018, 10:25

“Bashkohuni me ne, mos rri në kafene”, studentët shkundin Tiranën me thirrjet e tyre

“Bashkohuni me ne, mos rri në kafene”, studentët shkundin

Ka nisur edhe sot protesta studentore, të cilat janë grumbulluar para Korpusit të Politkenikut dhe po marshojnë përmes zonës së ish-Bllokut.

Sot protesta duket më masive, pasi u janë bashkuar pedagogë të shumtë, qytetarë dhe prindër.

E ndërkohë që kalojnë mes Tiranës, studentët kanë përsëritur thirrjen:

Bashkohuni me ne, mos rri në kafene!”

Kjo thirrje ka bërë që të zgjohet ndjeshmëria qytetare, teksa gjëtë rrugës u janë bashkuar edhe qytetarë të rastit.

Studentët po kërkojnë përgjysmim të tarifave dhe ulje të tyre deri në arsim falas, por gjithashtu edhe kërkesa të tjera për përmirësimin e kushteve studimore dhe atyre të banimit.

Epo, ju e dini çfarë duhet të bëni sot nëse jeni në Tiranë…

https://www.facebook.com/newsjoq/videos/2248667285366880/