AKTUALITET, 5 October 2026, 09:48

FOTOT/ Rama publikon pamjet nga shkolla “Pjetër Budi”, pas rikonstruksionit: Ambiente moderne për nxënësit

FOTOT/ Rama publikon pamjet nga shkolla “Pjetër Budi”, pas

Kryeministri Edi Rama ka nxjerrë pamje nga shkolla 9-vjeçare “Pjetër Budi” në Tiranë, pas rikonstruksionit të saj.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Rama shprehet se shkolla, tashmë është rilindur me ambiente moderne për nxënësit, me klasa të reja, palestër, terrene sportive dhe hapësira multifunksionale.

“Mirëmëngjes dhe me shkollën 9-vjeçare “Pjetër Budi” në Tiranë, rilindur me ambiente moderne për nxënësit, me klasa të reja, palestër, terrene sportive dhe hapësira multifunksionale, ju uroj një javë të mbarë”, shkruan Rama!