AKTUALITET, 5 October 2026, 09:36

Detaje/ Aksidenti tragjik i mori jetën në Greqi, ja kush është 36-vjeçari shqiptar

Detaje/ Aksidenti tragjik i mori jetën në Greqi, ja kush

Personi që shikoni në foto është 36-vjeçari Mariglen Nofulla, i cili ka humbur jetën pas një aksidenti tragjik të ndodhur të shtunën pasdite në zonën pranë Nea Peramos, në Dunat e Rërës së Kavalës, në Greqi.

36-vjeçari ishte duke udhëtuar me një monopatinë elektrike kur u përplas me një motor të drejtuar nga 34-vjeçari Ardit Elezi. Si pasojë e përplasjes së fortë, Elezi humbi jetën në vendngjarje, ndërsa Nofulla u transportua me urgjencë drejt Spitalit të Përgjithshëm të Kavalës, ku mbërriti me lëndime të rënda.

36-vjeçari iu nënshtrua një ndërhyrjeje kirurgjikale dhe qëndroi nën kujdesin e mjekëve. Pavarësisht përpjekjeve të stafit mjekësor, ai nuk mundi t'u mbijetojë plagëve të marra dhe ndërroi jetë mëngjesin e djeshëm.