AKTUALITET, 3 Prill 2019, 12:16

FOTO/ Ndryshon skenari, protestuesit marshojnë drejt Kryeministrisë

Pas më shumë se dy orë protestë para Parlamentit, PD dhe LSI kanë ndryshuar skenarin. Protestuesit janë larguar nga Parlamenti dhe po marshojnë në këmbë drejt Kryeministrisë.

Protesta udhëhiqet nga të rinjtë e PD. Ata mbajnë në duar edhe një piramidë e ndarë në shtatë kate ku në krye qëndron Edi Rama, më pas PPP dhe kullat, pastrimi i parave, oligarkët, droga, krimi dhe blerja e votave dhe në fund të Rilindja. Ata e kanë pagëzuar si “piramida e korrupsionit të Rilindjes”.