AKTUALITET, 3 Prill 2019, 10:58

Rudina Hajdari dhe PS mbajnë një minutë heshtje për 4 viktimat e 2 prillit, Ruçi: U prehshin në paqe

Rudina Hajdari dhe PS mbajnë një minutë heshtje për 4

Parlamenti ka mbajtur sot një minutë heshtje në ndër të katër dëshmorëve të demokracisë, të cilët u vranë më 2 prill të vitit 1991.

Propozimi është bërë nga deputetja e PD-së, Rudina Hajdari, e cila kërkoi nga kolegët e maxhorancës që të nderojnë kujtimin e 4 martirëve të demokracisë, Bujar Bishanakun, Arben Brocin, Nazmi Kryeziun dhe Besnik Cekën.

Kjo kërkesë është pranuar nga kreu i Parlamentit, Gramoz Ruçi, i kërkoi deputeteve të ngrihen në këmbë në shenjë respekti për 4 viktimat.

“U prehshin në paqe”, tha Ruçi, teksa vijoi punimet normale të Parlamentit.