TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Policia u ka bërë thirrje me megafon protestuesve që kanë mbajtur maska apo shall që të zbulojnë fytyrën ose të largohen nga protesta.
“Personat me maska dhe shall të zbulojnë fytyrën ose të largohen. Mbulim i fytyrës është i dënueshëm me ligj”, bën thirrje një prej policëve.
Protestuesit kanë mbajtur maska në fytyrë në shenjë proteste. Disa prej tyre kanë vënë masë me fytyrë të Edi Ramës, që i kërkon “vetvetes” të logohet nga qeveria.
Kjo thirrje e policisë vjen, pasi në rast përplasje apo ndonjë incidenti, policia e ka të vështirë të identifikojë personat.