AKTUALITET, 3 Prill 2019, 11:48

Balla: Partitë që nuk marrin pjesë në zgjedhje pushojnë së qeni të tilla

Balla: Partitë që nuk marrin pjesë në zgjedhje pushojnë

Kryetari i Grupit Parlamentar të PS, Taulant Balla u shpreh ditën e sotme se Kuvendi është legjitim. Sipas tij, partitë politike që nuk hyjnë në zgjedhje nuk do të jenë më të tilla.

“Ky është një parlament legjitim, sigurisht. Kjo sepse ne i jemi përmbajtur totalisht kushteve të KQZ dhe kemi qenë korrekt me të gjithë aktorët e mundshëm në procesin demokratik të zgjedhjeve. Sistemi zgjedhor e ka burimin në Kushtetutë”, tha Balla.

Balla iu bëri thirrje opozitarëve që të hyjnë në zgjedhje dhe të mos i bojkotojnë ato. Ai tha se i vjen keq që PD dhe LSI po vetëshkatërrohen dhe nuk hyjnë në zgjedhje. Balla shtoi se do bëhen përpjekje që dhe emigrantët të mund të votojnë.