AKTUALITET, 29 Nëntor 2019, 09:02

FOTO/ Kush është balerina e hotel “Miramare” që humbi jetën nga tërmeti



Mes viktimave të tërmetit ishte edhe një vajzë e re, e njohur me emrin e artit “Evi Kardashian”. Vajza 28-vjeçare nga Elbasani punonte në hotelin Mira Mare, i shembur nga tërmeti në qytetin e Durrësit.

Ajo ishte balerinë në këtë hotel. Mësohet se ajo ishte e detyruar që të bënte këtë punë për shkak se kishte mamanë e sëmurë. Eviola Broshka jetonte vetëm me mamanë e sëmurë. Të afërmit thonë se për shkak të punës që bënte, ndjehej shpesh e paragjykuar.