TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Kryeministri Edi Rama, ka dhënë një intervistë për gazetarin Muhamed Velu, nga një çadër në Thumanë.
Rama tha se njerëzit duhet të zhvendosen urgjentisht në hotele. Kryeministri u shpreh se kjo është zgjidhja më ideale e mundshme dhe se për këtë zgjidhje i vajti mendja vetë atij. Në fakt nuk e vëmë aspask në dyshim që kjo gjë i ka shkrepur në mendje Edi Ramës, sepse shumica e gjërave që bëhen në këtë vend, prodhohen pikërisht nga mendja e tij.
"Kjo është një zgjidhje ideale dhe më shkoi mendja mua dhe na shkoi mendja ne. Duam ta heqim këtë problem, akomodimi i këtyre njerëzve të zgjidhet në mënyrë ideale", tha kryeministri.
Ai sulmoi edhe median duke thënë se kanë hedhur helm dhe se ndodh që edhe ai të infektohet nga ky "helm".
"Në makinë kam të vetmen drogë që më ka kapur edhe mua [telefoni], e kap këtë dhe helmohem dhe unë dhe pastaj e hedh", u shpreh Rama.
/TPZ.al/