AKTUALITET, 9 Dhjetor 2018, 00:32

Flori Mumajesi fiton Këngën Magjike

Flori Mumajesi fiton Këngën Magjike

Flori Mumajesi me këngën, 'Plas', ka fituar edicionin e njëzetë të Këngës Magjike.

Kjo ka qenë një nga këngët e preferuara edhe nga publiku, të cilët sigurisht se do të gëzohen shumë me këtë vendim nga juria dhe artistët tjerë që e kanë votuar.

Kjo është hera e parë që Flori ka fituar çmimin e parë në 'Këngën Magjike', ndërsa çmimin ia ka dedikuar  publikut dhe fansave të tij prej të cilëve këto ditë ka marrë përkrahje të pabesueshme.