AKTUALITET, 8 Dhjetor 2018, 20:09

Protestat e "jelekëve të verdhë" në Francë, 974 të arrestuar dhe 135 të plagosur

Dita e katërt e protestave të "jelekëve të verdhë" mblodhi të shtunën 125,000 protestues në Francë.

Në Paris, ishin 920 shoqërime, duke përfshirë 619 të arrestuar. 71 vetë u plagosën, duke përfshirë 7 në mesin e policisë.

Në të gjithë Francën, sipas ministrit të Brendshëm, Christophe Castaner, pati 1385 shoqërime, duke përfshirë 974 të arrestuar.

Nga incidentet, u plagosën 118 persona nga ana manifestuesve dhe 17 nga forca e rendit.

/TPZ.AL/