AKTUALITET, 8 Dhjetor 2018, 22:01

Dortmundi marshon në Bundesligë, verdhezinjtë nuk ndalen as në derbi

Dortmundi marshon në Bundesligë, verdhezinjtë nuk ndalen as

Borusia e Dortmundit  arriti të fitonte me rezultatin 2–1 ndaj rivalëve të përjetshëm të Shalkes pas një pritje që ka zgjatur për më shumë se tre vjet. Tomas Delajni dhe Xhejdon Sannco ishin autorët e golave për Dortmundin, ndërsa për vendasit shënoi Kalixhuri me anë të një 11-metërshi.

Heroi i fitores është padyshim anglezi Xhejdon Sanço, i cili edhe pse vetëm 18-vjeç është kthyer në një nga lojtarët më të rëndësishëm të kryesuesve të Bundesligës.  Skuadra e Lysjen Favre po e përballon më së miri presionin e bavarezëve, të cilët qëndrojnë nëntë pikë pas tyre.

Bajerni i Mynihut e pati shumë të lehtë përballjen ndaj “fqinjëve” të Nyrnbergut. Djemtë e Niko Kovaç fituan me rezultatin 3 – 0, falë dopietës së Levandovksit dhe golit të Riberi. Diferenca me kryesuesit e Dortmundit qëndron në nëntë pikë, por të paktën bavarezët kanë “parakaluar” përkohësisht Gladbahun për vendin e dytë renditje.

Lajpcig është mundur thellë nga Frajburgu me rezultatin 3 – 0, ndërsa vazhdon kriza e Augsburgut që me humbjen e pësuar sot ndaj Levekuzenit, shënon ndeshjen e katërt radhazi që del me 0 pikë nga fusha e blertë.