AKTUALITET, 8 Dhjetor 2018, 20:58

Makina del nga rruga në Vlorë, plagosen rëndë burrë e grua

Makina del nga rruga në Vlorë, plagosen rëndë burrë e

Një aksident i rëndë ka ndodhur sot në Vlorë. Ngjara ka ndodhur në fshatin Babicë orët e pasdites.

Një makinë është ka dalë nga rruga dhe është përplasur me bordurën ndarëse.

Brenda makinës ndodheshin një çift i cili ka mbetur i plagosur.

Bëhet me dije se i plagosur më rëndë ka qenë burri, por gjithashtu dëmtime ka marrë edhe bashkëshortja e tij e cila drejtonte mjetin.

Çifti aktualisht ndodhet në spital për të marrë trajtimin e nevojshëm.