BALLKAN, 25 Shtator 2020, 12:54

EULEX-i arreston kreun e organizatës së veteranëve të luftës në Kosovë

EULEX-i arreston kreun e organizatës së veteranëve të


Kreu i Organizatës së Veteranëve të luftës së UCK-së, Hysni Gucati është arrestuar nga EULEX-i. Lajmi është konfirmuar nga nënkryetari i veteranëve, Nasim Haradinaj. Gucati do të dërgohet sot për në Hagë, derisa, momentalisht është ende në zyrat e veteranëve.

Pas arrestimit të djeshëm të Sali Mustafës, zyrtarë të EULEX-it kanë rrethuar dhe bastisur, këtë paradite, zyrat e veteranëve të UÇK-së.