TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
MASHT: Mbyllja e shkollave varet nga numri i nxënëseve të infektuar
Zëvendësministri i Arsimit dhe Shkencës, Xhavit Rexha, në një bisedë për Radion Evropa e Lirë, thotë se vendimi për kalimin e mësimit nga shkolla në distancë varet nga numri i përgjithshëm i nxënëseve i të infektuarve. “Niveli është 200 me 1. Nëse në një shkollë ka 1000 nxënës dhe infektohen më koronavirus më shumë se pesë nxënës, mësimi kalon në mënyrën nga distanca. Kalimi në online është bërë në përputhje me protokollin e reagimit. Protokolli përcakton mënyrat në të cilat mësimi kalon në formën online”, tha Rexha. Ministria e Arsimit dhe Shkencës tashmë ka hartuar Protokollin e reagimit ndaj pandemisë COVID-19 në shkolla, ku përcaktohen mënyrat e reagimit dhe menaxhimit të personelit të shkollave dhe Drejtorive komunale të arsimit (DKA) në rast të paraqitjes së rasteve të infektimit individual apo grupor ose personalit të shkollave. Në këtë Protokoll thuhet se “pas skadimit të infeksionit në raste individuale, shkollat dhe autoritetet vendore duhet të vendosin për rikthimin eventual në skenarin (C-B ose B-A) .SBASHK: Në shkolla të ketë vizita të shpeshta të personelit mjekësor
Ndryshe, zyrtarë të Sindikatës se Bashkuar për Arsim, Shkencë dhe Kulturë, konsiderojnë se vizitat e mjekëve duhet të jenë më të shpeshta në objektet e shkollave. Rrahman Jasharaj, kryetar i kësaj sindikate, thotë se në shkollat që kanë mbi 500 nxënës është nevojë e domosdoshme të ketë vizita të shpeshta mjekësore. “Nëse nuk ka mundësi që të ketë personel mjekësor të qëndrojnë vazhdimisht në shkolla, së paku mjekët të vizitojnë shumë shpesh institucionet arsimore. Me organizim të drejtorive komunale të arsimimit, t’i bëhen vizita mjekësore nxënëseve në mënyrë që të shihet nga afër situata”, shprehet Jasharaj. Ndryshe, në fillim të muajit shtator, para se të fillojë procesi mësimor, Ministria e Arsimit dhe Shkencës, ka njoftuar se do të realizohet testimi për koronavirus ndaj 1,500 mësimdhënësve në nivel vendi. Testimi ende nuk ka përfunduar, kurse personeli arsimor zgjidhet rastësisht, pa pasur ndonjë simptomë të dyshimtë. Kurse në Protokollin e reagimit ndaj pandemisë COVID-19 në shkolla, përmendet “mundësia për kryerjen e shpejtë të testimeve për COVID-19, për punëtorët arsimor sipas nevojave të shkollave- komunave. Për këtë qëllim, MASHT dhe qeveria duhet të rezervojnë për nevoja të shkollave së paku 5,000 doza të testimeve që të jenë në dispozicion të Drejtorive Komunale të Arsimit. REL