TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Mediat serbe kanë zbuluar detaje të tjera lidhur me vrasjen e 30-vjeçarit Strahinja Stojanoviç, i cili konsiderohej si i “paprekshmi” i Beogradit. Sipas hetimeve, mjeti i tij “BMW X5” u hodh në erë nga një vrasës me pagesë, i cili e kishte ndjekur shënjestrën e tij për 8 kilometra.
Mësohet se 30-vjeçari u vra nga një “killer” nga Bosnja Hercegovina, i cili sapo kreu detyrën e tij, iu drejtua kufirit për të dalë nga Serbia.
Kamerat e sigurisë së zonës kanë filmuar një person që qarkullonte me biçikletë, i cili në momentin që makina shpërtheu në flakë, kishte bërë një telefonatë për të aktivizuar dinamitin e fiksuar poshtë mjetit.
Policia serbe ka arritur të zbulojë nga kamerat e sigurisë se vrasësi kishtë shkuar në garazhin ku mbate makinën 30-vjeçari dhe poshtë i kishte vendosur lëndë plasëse ushtarake P-500. Sapo kishte parë makinën të dilte nga garazhdi, i sigurtë që “i paprekshmi” ishte në makinë, bëri telefonatën duke përfunduar edhe “punën”.
I riu ishte i akuzuar për vrasjen e avokatit Dragoslav Misha Ognjanovic, po qarkullonte me mjetin e tij nëpër qytet, bashkë me të dashurën e tij. Ai humbi dy këmbët nga shpërthimi dhe pësoi shumë dëme në organet e brendshme.
Ndërsa e kolumbiania ia hodhi me dëme të vogla. Gjithashtu mësohet se Stojanoviç kishte lidhje me klanin Šaranović, të cilët kanë pasur rivalë për vite me radhë klanin e Luka Bojović. Sipas gazetarëve, lufta mes dy klaneve në vetëm 6 vite ka shkaktuar 50 viktima, jo vetëm kriminelë por edhe ata që ishin pranë atyre klaneve, anëtarët e familjes dhe miqtë.