BALLKAN, 19 Shtator 2020, 17:57

Regjistrohen 240 raste të reja me koronavirus në Greqi, katër të vdekur në 24 orët e fundit

Regjistrohen 240 raste të reja me koronavirus në Greqi, katër


Organizata Kombëtare Shëndetësore në Greqi, EODY njoftoi sot 240 raste të reja të virusit të ri në vend, nga të cilat 42 shoqërohen me shenja të njohura dhe 34 u zbuluan pas kontrolleve në hyrjet e vendit.

Numri i përgjithshëm i rasteve është 14 978. Tani, 65 pacientë  po trajtohen në intubim, ndërkohë që 177 pacientë janë larguar nga spitali.

Në 24 orët e fundit  janë regjistruar 4 vdekje të reja, duke shkuar në total 331 vdekje gjithsej në vend.

Greqia është po ashtu një vend që ka shënuar shumë raste të të infektuarve me Covid-19.