BALLKAN, 8 Dhjetor 2017, 11:57

Erdogan viziton turqit etnikë të Greqisë

Erdogan viziton turqit etnikë të Greqisë

Presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan po viziton sot verilindjen e Greqisë, ku ndodhet një komunitet i turqve etnikë.

Erdogan do të takohet me besimtarët në një xhami në Komotini si edhe me liderët lokalë turq atje.

Zyrtarët grekë do të ndjekin me vëmendje të gjitha deklaratat e Erdoganit, i cili i kërkoi presidentit grek, Pavlopulos rishikimin e Traktatit të Lozanës, i nënshkruar në vitin 1923, që përcaktoi kufijtë territorialë të Turqisë moderne.

Në Thrakinë Perëndimore ka rreth 100 000 shtetas grekë të besimit mysliman, pjesa më e madhe turq etnikë, por edhe pomaksë, thënë ndryshe myslimanë me origjinë sllave.

Presidenti grek, Prokopis Pavlopulos dhe kryeministri Aleksis Cipras përjashtuan dje mundësinë e rinegociimit të Traktatit të Lozanës.