BALLKAN, 8 Dhjetor 2017, 10:37

Kulmi! Në Kosovë mbërrijnë armë me postë nga Tajvani dhe Hong Kongu!

Kulmi! Në Kosovë mbërrijnë armë me postë nga

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se në postën doganore kanë arritur armë nga Tajvani dhe Hong Kongu.

Sipas policisë, bëhet fjalë për një pushkë, fishekë, armë të gjata etj.

“Nga posta doganore njoftohet se nga Tajvani ka arritur një dërgesë, ku në pako kishte një pushkë dhe tre fishekë të kalibrit të ndryshëm. Dërgesa është në emër të dyshuarit mashkull K/Shqiptar. Njësia përkatëse policore ka konfiskuar pushkën me municion dhe është duke hetuar rastin”, është rasti i parë.

“Në postën doganore ka raportuar se nga Hong Kongu ka arritur një dërgesë, ku në pako kishte një shurdhuese armë, tri dorëza pistolete, disa pjesë armësh të gjata dhe një shënjestër optike. Dërgesa është në emër të dyshuarit mashkull K/Shqiptar. Njësia përkatëse policore ka konfiskuar pjesët e armëve dhe është duke hetuar rastin”, thuhet në raportin policor.