SPORT, 24 Mars 2020, 11:01

“Engjëj të botës, që jetën kanë mbështjellë me dritën e syrit”, Luan Rama dedikim për mjekët që luftojnë me koronavirusin

“Engjëj të botës, që jetën kanë


Një dedikim i ndjerë në këtë situatë të vështirë që po kalojmë në përballje me koronavirusin, i bëhet mjekëve që po luftojnë në front të parë.

Përmes një poezie, Luan Rama nga LSI-ja i cilëson ata engjëjt e botës që ruajnë jetët e njerëzve, duke i qëndruar besnikë betimit të Hipokratit.

ENGJËJT E BOTËS

( Dedikim mjekëve)

Kapluar në ethe,

Prej ashtit të vet

Bota rënkon dhembjen e njeriut!

Ngrijnë retë nëpër qiell

Prej piskamës së shpirtit,

E dhembja në dhembje mpihet!

Yjet – kristale gjaku,

Rrugën e Qumështit gjakojnë,

Ndërsa bota pezmon në detin e dhembjes së vet!

Mes Skillës dhe Karibdës,

Flama – kurorë,

Luan me fatin e saj!

Rrugët e botës,

Si damarë të zbrazur,

Presin të ndjejnë prapë

Vlagën e jetës.

Qytetet e botës

të ndalur në bosh,

Presin këngën e njeriut,

që të mos ngjajnë më si arkëmorte ëndrrash të vrara!

Shpirti i Dantes,

Më dha këngët e Beatriçes,

T’ju falem mjekëve – engjëj të botës,

Që jetën kanë mbështjellë me dritën e syrit,

Dhe e ruajnë si amanetin e brengës së madhe të Hipokratit!

Asnjë të mos harrojë se është njeri!