TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Masimo Morati po bën disa vite i shkëputur nga drejtimi i një klubi. Ish-presidenti tashmë e ndjek futbollin si një tifoz i thjeshtë, megjithatë duket se i mungon adrenalina e të qënurit në krye të një klubi. Kështu, mediat italiane hedhin hipotezën se Morati mund të marrë pronësinë e Kremonezes në Serinë A.
Një klub të cilin Morati do t’ia linte në menaxhim djalin të tij, Anxhelo. Klub nga Lolmbardia këtë sezon u nis me pretendimin për të prekur Serinë A, por vështirë se mund të përmbushë objektivin.
Sakaq, nëse plani i Moratit për të marrë Kremonezen realizohet, atëherë në Serinë B, vitin e ardhshëm mund të kemi një rikthim të duelit të famshëm mes tij dhe Berluskonit si në kohët kur Interi dhe Milani ishin në kulmin e rivalitetit. Kujtojmë se Monza e drejtuar nga familja Berluskoni, aktualisht është në Serinë C, megjithatë ka gjasa të mëdha që të ngjitet një nivel më lartë.