TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Barcelona është e dashuruar me Lautaro Martinezin dhe dëshiron ta sigurojë sa më shpejt për ta pasur në organikë për sezonin e ardhshëm. Gjithsesi, Interi nuk dorëzohet lehtë dhe do të mundohet ta shtyjë sa më shumë ikjen e yllit argjentinas.
Së fundmi, ditën e sotme raportohet se Barcelona ka bërë ofertën e parë konkrete drejt klubit zikaltër. Bëhet fjalë për një shifër prej 70 milionë eurosh, plus Semedon dhe Arturo Vidal. Të dy yjet do të ishin një vlerë e madhe për ekipin e Kontes, por nuk është dakord Marota me këtë lëvizje.
Interi e ka refuzuar këtë ofertë dhe ia ka bërë të qartë Barçës se nuk do e ketë të lehtë të rrëmbejë argjentinasin. Me siguri katalanasit do të nisin një tjetër ofertë, duke përfshirë lojtarë të tjerë, ku një mundësi është Filipe Kutinjo.