AKTUALITET, 22 Qershor 2020, 20:37

EMRI/ Shqiptari humb tragjikisht jetën në Itali

EMRI/ Shqiptari humb tragjikisht jetën në Itali

Një punëtor 56-vjeçar shqiptar vdìq për shkak të plagëve që mori pas rënies nga çatia e ndërtese, ku po kryente disa riparime.

Ngjarja ndodhi në Goito, në Prato, rreth orës 9.30 të mëngjesit të sotëm, ku shqiptari Imer Koltraka gjeti vdēkjen brenda pak minutash.

Sipas rindërtimit paraprak të ngjarjes siç shkruajnë mediat italiane, vìktima që ka lindur në Shqipëri, por që kishte jetuar për shumë vite në Firence, ishte duke zëvendësuar disa tjegulla në derën e ndërtesës, e cila merret me riparime automjetesh, kur ai do të vinte një këmbë në parmakun e dritares, çka ka sjellë rënien e tij.

Pronari i ndërtesës dha alarmin tek emergjencat por që mund të bënin asgjë për shqiptarin.