TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Raporteri për Shqipërinë në PE, David Lega si dhe eurodeputeti Gahler kanë pasur kritika ndaj qeverisë në seancën e posaçme për Shqipërinë në Parlamentin Europian.
Lega ka theksuar se qeveria është shumë e ashpër me gazetarët dhe shumë e butë me trafikantët. Pa ndryshuar ky raport sipas tij, s’ka çelje negociatash.
Ndërkohë, Gahler thotë se, nuk ka asnjë informacion se çfarë po bëhet me dosjet e shit- blerjes së votave, 184 dhe 339 të bandave të Durrësit ku i përfshirë ka qenë dhe ish-kryebashkiaku Vangjush Dako.
Seanca e cila po zhvillohet në PE, është për Komisionin për Marrëdhëniet me Jashtë në Parlamentin Europian dhe po diskutohet situata në Shqipëri. Kjo seancë u thirr nga David McAllister teksa Lega dhe Gahlet kanë thënë se pa u hetuar dhe luftuar krimi dhe korrupsioni që janë 2 kushte të Shqipërisë për negociatat, atëhere Shqipëria s’ka për t’i hapur ato nëse nuk i përmbush kushtet para Konferencës së Parë Ndërqeveritare.