AKTUALITET, 22 Qershor 2020, 16:59

Makina aksidēnton 8-vjeçarin në Tiranë, e lë në mes të rrugës dhe largohet

Makina aksidēnton 8-vjeçarin në Tiranë, e lë në mes

Një aksident i rëndë ka ndodhur në orët e pasdites së sotme në Tiranë. Një automjet ka përplāsur një fëmijë 8-vjeçar dhe është larguar nga vendngjarja.

Ngjarja ka ndodhur në rrugën "Siri Kodra".

8-vjecari është dërguar në spital për ndihmë mjekësore, ndërkohë që mësohet se ndodhet jashtë rrezikut për jeten.

Ndërkohë që policia po punon për identifikimin e autorit të kësaj ngjarje.

“Më datë 22.06.2020, rreth orës 14:03, në rrugën “Siri Kodra”, një mjet ende i paidentifikuar ka përplāsur dhe është larguar nga vendngjarja, duke lënduar fëmijën e mitur me iniciale D. Z, 8 vjeç, i cili ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën. Punohet për identifikimin dhe kapjen e drejtuesit të mjetit”, njofton policia.