AKTUALITET, 22 Qershor 2020, 20:03

Surprizon aleati i Bashës, Agron Duka: Mund të bëjmë koalicion edhe me PS-në!

Surprizon aleati i Bashës, Agron Duka: Mund të bëjmë

Kryetari i Partisë Agrare Ambientaliste, Agron Duka, një nga aleatët e Partisë Demokratike, deklaroi në Report TV, se pas zgjedhjeve parlamentare, ai mund të bëjë  koalicion edhe me Partinë Socialiste, por jo me Edi Ramën si kryeministër.

Gjithsesi, kreu i partisë aleate të Lulzim Bashës,  sqaroi edhe pozicionin e tij, duke theksuar se vetëm nëse merr aq deputetë sa do t'i duhen PS-së për të formuar qeverinë e re, ai mund të bashkohet me socialistët, por duke vendosur edhe kushtin specifik të tij, pra pa Ramën kryeministër, çka duket një kusht i habitshëm.

Edhe mund të ndodhë. Nëse ne marrim aq deputetë sa i duhen forcës që do të fitojë dhe në rastin konkret mund të jetë PS, por pa Ramën. Unë personalisht me Ramën nuk mund të bëj koalicion, ne jemi thyer një herë për atë punë” tha Duka për Report TV.