AKTUALITET, 1 Qershor 2018, 23:27

Arrestohet pronari i picerisë me 2 kg kokainë dhe mijëra euro nën dyshek

Arrestohet pronari i picerisë me 2 kg kokainë dhe mijëra euro

Një sasi prej gati 2 kg kokainë është sekuestruar nga policia italiane ndërsa në pranga është vënë një 33-vjeçar shqiptar.

Lënda narkotike u gjet në banesën e shqiptarit në rrugën Spalato, në Macerata.

Bashkë me lëndën narkotike, në shtëpinë e tij u gjetën edhe 60 mijë euro cash, me sa duket të ardhura nga shitja e drogës.

Identifikimi i shqiptarit, pronar i një restorant-piceri në Piediripa, erdhi pas raporteve të disa qytetarëve.

Ai u arrestua pranë barit “Nino”, ndërsa policia vazhdoi kontrollet në shtëpinë e tij duke gjetur drogën prej 1.7 kg dhe paratë të fshehura nën dyshek.