AKTUALITET, 1 Qershor 2018, 23:05

Rama nxjerr ‘shënimet’ e policit që survejon Bashën: Subjekti raportohet në gjumë

Kryeministri Edi Rama ka postuar në Facebook, ‘shënimet’ e policët që survejon kreun e Partisë Demokratike Lulzim Basha.

Rama në foton e postuar ka ironizuar Bashën, pasi sipas tij survejimi me policë i Bashës është një sajesë e radhës nga opozita, por shënimet janë një shaka që qarkullon në rrjet.

“Panorama” ka raportuar sot për një skandal të mundshëm, duke ju referuar burimeve nga PD, të cilat u shprehën se që prej daljes së audio-përgjimit të Albert Veliut, Basha po monitorohet 24 orë në ditë nga policë.

rama