AKTUALITET, 6 August 2026, 10:04

Ekstradohet nga SHBA në Shqipëri Sokol Hoxha, akuzohet për vrasjen e tre personave

Sokol Hoxha është ekstraduar nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës drejt Shqipërisë, ku do të përballet me drejtësinë shqiptare për akuzën e vrasjes së tre personave.

Ekstradimi u realizua në kuadër të bashkëpunimit mes autoriteteve shqiptare dhe atyre amerikane, pas përfundimit të procedurave ligjore për dorëzimin e tij.

Sipas autoriteteve, Hoxha akuzohet për përfshirje në një ngjarje të rëndë kriminale, ku kanë mbetur të vrarë tre persona. Pas mbërritjes në Shqipëri, ai pritet t'u dorëzohet organeve kompetente për vijimin e procedurave penale.