TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Nga dorëzimi i kërkesës për të ekstraduar nga Franca, Ermal Beqirin, Ministria e Drejtësisë po përkthen ende materialin ku përfshihet vendimi i masës së sigurisë shpallur në dhjetor 2025 dhe akte nga fashikulli hetimor që do t’i bashkëngjiten letërporosisë.
Duke ju referuar burimeve shumë të sigurta pranë grupit të përkthyesve të licensuar të gjuhës frënge, Top Channel, mëson se kërkesa për të ekstraduar Beqirin nuk ka përfunduar ende, e për rrjedhim ende nuk i është përcjellë drejtësisë franceze.
Dosja është voluminoze dhe do të nevojiten edhe disa ditë të tjera nga kërkesa e përcjellë qe u njoftua në rrugë zyrtare pas arrestimit të Beqiraj nga vetë SPAK.
Nga ana tjetër SPAK do të nisë edhe një kërkesë të dytë për ndihmë juridike në Francë ku do kërkojë vendosjen nën sekuestro të një kështjelle, dy avioneve, dy shtëpive dhe automjeteve qe dyshohen se i përkisnin Ermal Beqiraj i kërkuar për dosjen e AKSHI-t dhe i dyshuar për Konkurrenca e paligjshme nëpërmjet dhunës”, “Heqja e paligjshme e lirisë”, “Shkelja e barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike” e kryer në formën e veçantë të bashkëpunimit atë të grupit të strukturuar kriminal dhe “Grupi i strukturuar kriminal”, “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal”, si dhe “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë.
Nga verifikimet rezulton se policia e ka shpallur në kërkim me kartelë të kuqe Beqirajn brenda ligjit dhe afateve pra 1 ditë pasi ndaj tij me datë 24.12.2025, nga ana e Prokurorisë së Posaçme, i është kërkuar Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë së Shtetit, Zyrës Qendrore Kombëtare, Interpol Tirana, shpallja në kërkim ndërkombëtar të këtyre shtetasve ndaj të cilëve ishte caktuar masa e sigurisë “arrest në burg”, parashikuar nga neni 238 i K.Pr.Penale.
Shpallja në kërkim ndërkombëtar është pasqyruar edhe në database të Interpol Tirana me “njoftim të kuq” (red notice). SPAK njoftoi gjithashtu se nga hetimet me nga autoritetet franceze u identifikuan disa asete me origjinë kriminale të ndodhura në Francë, veçanërisht llogari bankare me një vlerë totale prej mbi dy milionë eurosh, dy apartamente, u evidentua blerja e një kështjelle në departamentin e Oise (60) rreth 2.6 milion euro, mjete motorike.
Top Channel