AKTUALITET, 4 Qershor 2019, 15:36

Plazhi i Durrësit i boshatisur, operatorët turistikë me sytë nga qielli

Plazhi i Durrësit i boshatisur, operatorët turistikë me sytë

Moti nuk po i favorizon bizneset që operojnë në zonat turistike. Në Durrës plazhet janë të boshatisura dhe ka pak pushues në krahasim me vitet e kaluara. Bizneset që operojnë në zonat turistike të Durrësit janë me sytë nga qielli.

Moti i paqëndrueshëm ka penalizuar turizmin në këtë fillim sezoni. Në hotelet dhe restorantet e Durrësit klientët janë të pakët.

Kjo gjendje ka ndikuar negativisht për subjektet private të cilët ishin përgatitur për të pritur pushues. Nëse kapriçot e motit vazhdojnë edhe në ditët në vijim, bregdetit durrsak do ti mungojnë frekuentuesit./ABC News /