SPORT, 1 October 2026, 17:50

Stoli me San Marinon i kushton Hysajt? Klubi i Serisë A firmos me ish-mbrojtësin e Interit

Stoli me San Marinon i kushton Hysajt? Klubi i Serisë A firmos me

Vazhdon kërkimi i një klubi të ri për Elseid Hysajn, për të vijuar karrierën e tij, pasi edhe opsioni i fundit që ishte shfaqur në Serinë A nuk është mbyllur me sukses. Për këtë, sipas raportimeve, mund të ketë ndikuar edhe trajneri i Kombëtares, Rolando Maran.

Ky i fundit vendosi ta mbante Hysajn në pankinë gjatë gjithë ndeshjes kundër San Marinos, edhe pse në tribunën e stadiumit në Serravalle ndodhej Xhovani Sartori, drejtori sportiv i Bolonjës.

Klubi italian e kishte piketuar mbrojtësin shqiptar si një afrim potencial për ekipin e drejtuar nga Rafaele Paladino.

Megjithatë, Bolonja po shqyrtonte edhe alternativa të tjera dhe tashmë raportohet se ka gjetur akordin me ish-lojtarin e Interit, Mateo Darmian, i cili ishte pa kontratë që prej largimit nga zikaltrit.

Darmian ka nënshkruar një kontratë deri në fund të sezonit, me të drejtën e rinovimit për një tjetër vit me klubin e Serisë A.

Në këto kushte, Hysaj duhet të vijojë kërkimet për një klub të ri ku të firmosë. Një opsion që dukej interesant në Serinë A është mbyllur, ndërsa mosaktivizimi i tij në ndeshjen ndaj San Marinos mund të ketë ndikuar në vlerësimin e drejtuesve të Bolonjës.

Tashmë, mbrojtësit shqiptar i mbetet të presë për një tjetër mundësi për të vijuar karrierën.