BALLKAN, 28 August 2026, 09:25

Dyshohet se vrau gruan shtatzënë në muajin e 8-të, vdes edhe 26-vjeçari në spital, në Kosovë

Ka ndërruar jetë Egzon Bytyçi, i cili dyshohet se vrau me armë zjarri gruan e tij në Malishevë.

“Egzon Bytyçi ka vdekur në orët e mbrëmjes së sotme pasi nuk ka arritur t’u bëjë ballë plagëve”, njoftuan autoritetet.

26-vjeçari vrau me armë zjarri 25-vjeçaren, që ishte në javën e 34-të të shtatzënisë.

Ai po trajtohej në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës dhe mjekët kishin thënë menjëherë pas ngjarjes se gjendja e tij ishte kritike.

Vrasja e gruas shtatzënë nxiti reagime të shumta në Kosovë, me institucionet që thanë se duhet parandaluar dhuna ndaj grave.

Jetlira Foniqi është 25-vjeçarja që humbi jetën mbrëmjen e së dielës si pasojë e plagëve të marra nga arma e zjarrit në fshatin Kërvasari të Malishevës.