TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, i ka dërguar urime presidentit ukrainas Volodymyr Zelensky me rastin e Ditës së Pavarësisë së Ukrainës, duke shprehur dëshirën për paqe dhe rimëkëmbjen e vendit të përfshirë në luftë prej më shumë se katër vitesh.
Në letrën drejtuar Zelenskyt, Vuçiç theksoi se Serbia respekton Kartën e Kombeve të Bashkuara dhe integritetin territorial të Ukrainës.
“Serbia respekton Kartën e Kombeve të Bashkuara dhe, në përputhje me të, integritetin territorial të Ukrainës”, thuhet në letrën e presidentit serb.
Vuçiç deklaroi gjithashtu se Serbia do të vazhdojë të ofrojë ndihmë humanitare për qytetarët ukrainas.
Zelensky falënderon Vuçiç
Presidenti ukrainas e falënderoi publikisht homologun serb për urimet, duke vënë në pah pikërisht qëndrimin e Beogradit për integritetin territorial të Ukrainës.
“E vlerësoj mbështetjen e Serbisë për integritetin territorial të Ukrainës dhe përkushtimin ndaj parimeve të Kartës së OKB-së. Jam mirënjohës ndaj Serbisë dhe popullit serb për mbështetjen e tyre humanitare për Ukrainën gjatë kësaj kohe të vështirë”, shkroi Zelensky.
Deklaratat e dy presidentëve vijnë në një kontekst të veçantë diplomatik, pasi Serbia vazhdon të ruajë marrëdhënie të afërta me Rusinë, ndërsa në të njëjtën kohë synon avancimin e procesit të saj të anëtarësimit në Bashkimin Evropian.
Qëndrimi i shprehur nga Vuçiç për respektimin e integritetit territorial të Ukrainës është një tjetër sinjal i pozicionimit të kujdesshëm të Beogradit mes marrëdhënieve me Moskën dhe objektivit të tij për integrim evropian.
I thank President of Serbia Aleksandar Vučić @avucic for his Independence Day greetings and his wishes for peace and recovery for Ukraine.
— Volodymyr Zelenskyy / Володимир Зеленський (@ZelenskyyUa) August 25, 2026
I appreciate Serbia’s support for Ukraine’s territorial integrity and its commitment to the principles of the UN Charter. I am grateful to… pic.twitter.com/YMIPpAqN3O