LIFESTYLE, 14 Maj 2021, 19:06

Dy korçarë sjellin hitin e verës/ Eli Fara e Mateus Frroku

Dy korçarë sjellin hitin e verës/ Eli Fara e Mateus Frroku

Ikona e muzikës Shqiptare Eli Fara dhe këngëtari i njohur Mateus Frroku kanë sjellë për publikun hitin e radhës.

Dy artistët korçarë së bashku publikuan ditën e sotme projektin të titulluar “Copa Copa”, i cili pritet të jetë po aq i suksesshëm sa këngët e tjera të publikuara prej tyre.

“Copa copa” është punuar më shumë kujdes nga Kledi Bahiti. Produksioni është realizuar nga “Gred Music Records” teksa për tekstin e këngës është kujdesur Muma.

Sigurisht, projekti do të vizualizohet dhe për këtë, Max Production ka qenë përzgjedhja e këngëtarëve të njohur.