LIFESTYLE, 13 Maj 2021, 15:50

Rrëfehet i biri i Guljem Radojës: Babai pësoi dy herë goditje, s’mundi të më linte amanet...

Rrëfehet i biri i Guljem Radojës: Babai pësoi dy herë

Redi Radoja, i biri i artistit Guljem Radoja, ka folur për të atin pak ditë pasi aktori u nda nga jeta.

Në një intervistë për “News 24” ai rrëfen se Guljem Radoja nuk mundi të lërë një amanet, por ata flisnin me sy .

“Mjekët i bënë gjithçka, ministrja e Shëndetësisë më mori në telefon e më tha që nëse ne si familje do të donin ta kuronim jashtë shtetit, do ndërhynte ministria, por ne si familje menduam që të gjitha shërbimet po i kryheshin këtu në Spitalin e Durrësit ku po kurohej nga disa mjekë. Babai pësoi dy herë goditje autoimunitare . Nuk mundi të më lërë një amanet, por ne flisinim me sy, pasi ai s’pati më fuqi të komunikonte me ne. Nuk mundi të më lërë një amanet, por ne flisnim me sy, pasi ai s’pati më fuqi të komunikonte me ne’’- thotë Redi.

Ai tregon se: “Babai ishte i thjeshtë, popullor , nuk i ka pëlqyer pompoziteti e ndoshta për këtë arsye na la amanet që edhe ceremoninë e varrimit ta kishte private, pa u kryer homazhe.’’-zbulon ai.

Djali i dy artistëve, pasi nëna e tij është një violençeliste e njohur, Redi thotë se ishte babai i tij që i kërkoi të mos e ndiqte në rrugën e aktrimit. Prej disa vitesh ata banojnë në një banesë sociale të dhënë nga Bashkia pasi shtëpia ku jetuan të gjithë jetën i kaloi ish-pronarit. Dalja e pastrehë nuk u prit mirë nga familja e Guljemit. “Nuk e thërrisnin më, brezi i tij ka patur probleme’’- thotë i biri. “Vëmendja e qeverisë ndaj artistëve të këtij kalibri ka munguar. Nuk ka qenë e duhura’’, vijon ai.