TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, i ka bërë thirrje prokurorisë të nisë hetimet ndaj kryeministrit Rama dhe zyrtarëve të tjerë, për skandalin e tenderit të rindërtimit të Unazës së Madhe. Basha tha se ky tender, është një përpjekje për "vjedhjen e 40 milionë euro dhe pastrimin e parave".
"Mbështetja e banorëve do të vazhdojë deri sa kauza të fitohet plotësisht. Kjo ëhstë një pjesë e helmit që hedh Edi Rama me ekranet e blera.
Armiku i vetëm i së keqes është bashkimi i shqiptarëve. Sa herë që shqiptarët bashkohen, protesta zbrapset. Banorët do tua thonë vetë, ata kanë sjellë prapë letra për t'u prishur shtëpitë ndërkohë që mbajnë në qeli banorë të Unazës së Re, ku duhet të jetë Damian Gjiknuri dhe Afrim Qendro. Për të vjedhur 40 milionë Euro, Rama bashkë me Veliajn për një muaj e gjysëm kanë derdhur dhunë, sharje dhe fyerje.
Tani ka më shumë se 24 orë që është zbuluar e vërteta. Ky është një projekt për pastrim ndërkombëtar parash. Paratë e krimit donin ti çonin në Amerikë. SHBA ka nisur hetim, po hetimi shqiptar ku është? Pse nuk fillon hetimi ndaj Edi Ramës.? Prapa kësaj afere qendron Edi Rama. Asgjë nuk mund të ndodhte pa dijeninë e Edi Ramës".
/TPZ.AL/