TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Emre Xhan duket një hap larg Juventusit. Mesfushori nuk arriti të hynte në planet e trajnerit Mauricio Sarri, me të cilin prej fillimit nuk krijoi një marrëdhënie miqësore. Kjo si pasojë e vendimit të teknikut toskan për ta lënë jashtë listës së Champions League në fazën e grupeve.
Një vendim që nuk u prit aspak mirë nga turko-gjermani, i cili edhe në vazhdimësinë e sezonit e ka kuptuar se nuk është prioritet i trajnerit të tij. Në këtë formë, Juventusi është i hapur për oferta në janar teksa interesimi nga Borusia Dortmund është i lartë. Gjermanët para disa ditëve formuluan një ofertë prej 15 milionë eurosh, megjithatë bardhezinjtë nuk kënaqen teksa kërkojnë të paktën 25 milionë euro. Së fundmi, verdhezinjtë kanë hartuar një tjetër ofertë.
Dortmund kërkon ta huazojë Emre Xhan me të drejtën e blerjes për 24-25 milionë euro. Një mundësi e cila mund të joshë Juventusin, edhe pse italianët kërkojnë të lirohen njëherë e përgjithmonë nga futbollisti. Por, fakti që edhe vetë lojtari këmbëngul për këtë opsion, atëherë i shtyn kampionët në fuqi të Serisë A të jenë shumë pranë pranimit të ofertës. Sakaq, nëse marrëveshja mbyllet, atëherë mesfushori do të përfitonte një kontratë katërvjeçare.